Faqja e parë
Aktuale
Organet e EBC*L
Internship
 
 
 
 
  Македонски
  English

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



Organet e EBC*L

ORGANET E ЕBC*L

Organet e sistemit të EBC*L-së për testim dhe certifikim janë:

International Centre of EBC*L në Vjenë, Austri

Këshilli për Kompetencë Biznesi në Evropë me seli në Paderborn, Gjermani

Përfaqësia kombëtare e EBC*L

EBC*L Qendra për Testim

International Centre of EBC*L

Qendra ndërkombëtare e EBC*L është me seli në Vjenë, Austri, dhe është udhëheqës operativ i EBC*L. Qëllimi është që të punon në zgjerimin ndërkombëtar të EBC*L, si dhe zhvillimi i mëtejshëm i sistemit për testim dhe certifikim. E tërë kjo realizohet në bashkëpunim me Këshillin për Kompetencë Biznesi në Evropë (Kuratorium Wirtschaftskompetenz für Europa e.V)

Drejtori gjeneral i EBC*L International është MMag. Vistor Mihalic.

Këshilli për Kompetencë Biznesi në Evropë (Kuratorium Wirtschaftskompetenz für Europa e.V. KWE)

Qëllimi i themelimit të Këshillit për Kompetencë Biznesi është që të diseminohen njohuritë themelore të biznesit në sistemin afarist dhe edukativ, si dhe të bëhet i ashtuquajturi evaluim shkencor akademik. Selia e saj është në Paderborn, Gjermani.
Kryesues i Këshillit është profesori universitar Dr. Dr. Gerhard E. Ortner nga FernUniversität në Hagen.

KWE Charter “Business Competence for Europe”

Përveç organeve që ligjërisht janë të caktuara në Këshillin për Komptencë Biznesi në Evropë, punojnë edhe dy trupa:
Rrjeti i kompetencave, i cili ka këshilla ekspertësh nga lëmia e shkëncës, ekonomisë, arsimit, mediave, politikës dhe administratës
Këshilli i shteteve: secili shtet anëtar është i përfaqësuar në Këshill. Ky Këshill paraqet vend të sshkëlqyer për kontakte me personat dhe institucionet adekuate dhe në përgjithësi kujdesen për kualitetin e projektit.

Përfaqësi kombëtare të EBC*L

Përfaqësitë kombëtare të EBC*L janë përgjegjëse për përgatitje për EBC*L në çdo vend, si dhe për sigurimin e kualitetit. Poashtu, ata kujdesen edhe për përputhjen dhe adaptimin e standardeve ndërkombëtare për kushtet dhe kërkesat lokale.
Person përgjegjës për përfaqësinë kombëtare të EBC*L në Maqedoni është Afrodita Kermiçieva – Panovska
Njëra nga detyrat më kryesore të përfaqësisë kombëtare të EBC*L është që të bëhet rrjeti në vend për qëndra testuese të EBC*L.

EBC*L qendra testuese

Përgatitja për EBC*L testim dhe vet testimi realizohet vetëm në qendrat e akredituara testuese. Ata janë të obliguara që t’i përmbahen standardeve ndërkombëtare dhe të trajnojnë çdo kuadër për administrim të EBC*L testit.

 

EBC*L Претставништво Македонија

 

Авторско право © 2006 EBC*L Претставништво Австрија