|
Që
nga viti 2003 në Evropë
ekziston standard i ri për
njohuritë rreth biznesit,
Certifikata Evropiane për
Kompetencë Biznesi “European
Business Competence* Licence
(EBC*L). Dedikohet për
joekonomistë dhe garanton se
secili që e posedon
Certifikatën e dhënë nga
Këshilli i Evropës për
Kompetencë Biznesi (Council
for Business Competence in
Europe) ka njohuri themelore
ekonomike që është e
nevojshme për jetën e
sotshme ekonomike,
administrative, po edhe atë
të përditshme.
Certifikata mund të jepet në
16 vende të Evropës, kurse
tani edhe në Maqedoni në
qendra të akredituara
testuese në mbarë vendin.
Katalogu i qëllimeve të
mësimit është bërë në
bashkëpunim me ekspertë të
biznesit dhe arsimit, dhe në
mënyrë të saktë është
sqaruar procedura për test
që e siguron kualitetin e
standardit, pa marrë
parasysh vendin, qytetin dhe
të institucionit ku
zhvillohet testimi.
Certifikata jepet nga
International Centre of
EBC*L në Vjenë.
EBC*L ka 3 shkallë, kurse në
Maqedoni mund të fillohet me
testin e nivelit A.
Në nivelin A përpunohen këto
tema:
- Biznes objektivat dhe
treguesit e menaxhmentit
- Kontabiliteti
- Analiza e shpenzimeve dhe
përcaktimi i çmimeve
- E drejta tregtare
Certifikata ju dedikohet
nxënësve dhe të gjithë atyre
që nuk kanë studiuar
ekonominë, por kanë ose do
të kenë funksion kyç në
kompani. Këto janë të
punësuar ose pronarë të
biznesit, menaxherë
projektues, teknik,
tregtarë, udhëheqës të
njësive organizuese e kështu
me radhë.
Shumë firma të njohura si
Xerox, T-Mobile, Samsung,
Bayer, Siemens, UNIQA,
Victoria Insurance,
RAG-Konzern dhe të tjerë veç
më e kanë integruar
Certifikatën Evropiane për
Kompetencë Biznesi (EBC*L)
në programet e tyre
edukative.
Në shumë shtete të Evropës
EBC*L-ja integrohet në
planet arsimore nëpër
shkolla dhe institucione të
larta arsimore, dhe për të
njëjtën merren ECTS kredi
(European Credit Transfer
System). Poashtu bëhet edhe
trajnimi për ndërmarrës dhe
në pjesën e përmirësimit të
kompetencave të biznesit për
persona të papunësuar në
bashkëpunim me Agjencitë për
punësim, përkatësisht klubet
e punëtorëve.
|